Vesel: Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të preket

18:21 | 08 June 2019

Kadri Veseli sot është takuar me strukturat e reja në qytetin e Skenderajti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i lider i PDK-së ka theksuar dhe një herë se asnjë milimetër e territorit të shtetit të Kosovës nuk do të preket dhe se nuk do të lejohet që të ketë një pushtet të tretë Republika Serbe në Kosovë

Duke përmendur dialogun me Serbinë, Veseli tha se do të angazhohen me politika vizionare që të arrijnë një paqe të qëndrueshme me shtetin fqinj.
Kryetari i PDK-së, gjithashtu u shpreh i vendosur se Serbia do të përgjigjet për gjenocidin dhe krimet që i kanë bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë, por në të njëjtën kohë, sipas tij, duhet të mendohen dhe për një të ardhme më të mirë, raporton lajmi.

Këto komente, Veseli i bëri gjatë një takimi me strukturat e reja në Skenderaj, ku iu premtoi atyre se nëse e ketë përkrahjen, në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë të papunë dhe Kosova do të krahasohet me çdo vend evropian.

Komento: