Sot shënohet tetë vjetori i vdekjes së Enver Zymberit.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli në tetë vjetorin e rënies së heroit të Kosovës Enver Zymberi, ka vendosur kurora te lapidari i heroit.
“Kombi ynë ka shumë heronj kufiri. Më i riu prej tyre, Enver Zymberi, gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën. Një hero që eci dhe ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini”, ka shkruar ai.
Policia e Kosovës me këtë rast do të bëjë homazhe te varri i heroit në Dubovc të Vushtrrisë, gjithashtu edhe do të vizitojë familjen e tij.
Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.