
Sot, në Shtëpinë e Bardhë do të takohet delagacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë.
Kreu i PDK’së, Kadri Veseli iu ka dërguar një porosi delegacionit të Kosovës që sot do të ulen në tavolinë të diskutimit me Serbinë në Shtëpi të Bardhë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin me strukturat e partisë në Vushtrri e Mitrovicë ka thënë se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë që cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.
“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli.