Veseli: Do t’i pastroj listat e veteranëve nga emrat e rremë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Veseli: Do t’i pastroj listat e veteranëve nga emrat e rremë

19:34 | 11 Shtator 2019

Veseli ka thënë se do t’i pastroj listat e veteranëve nga emrat e rremë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se do të pastroj listat e veteranëve nga emrat e rremë.

Veseli qëndroi sot vashkë me disa luftëtarë të UÇK’së në Drenicë.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së”, ka shkruar ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë”

Veseli është kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!