Veseli: Duhet ta kemi një Qeveri të vogël me shumë pushtet për qytetarët

21:30 | 17 Qershor 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili është rikonfirmuar në këtë pozitë dje pas përfundimit të brendshëm zgjedhor në këtë parti, ka mbajtur një fjalim afër 40 minuta para strukturave të reja të partisë dhe simpatizinatëve.

Duhet iu drejtuar atyre dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, ai është zotuar për shfarosje të korrupsionit, njofton Klan Kosova.

Veseli ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’iu ofrohen mundësi që ta mos largohen, duke përmendur edhe diçka të veçantë.

“Duhet ta kemi një qeveri të vogël, me shumë pushtet për qytetarët. Duhet të kemi qeveri të vogël që iu siguron qytetarëve mundësi të mëdha”, ka thënë Veseli në Konventën festive të PDK-së.

“Po flas për ekonomi të lirë të tregut, në ndërmarrësi, konkurrencë dhe për këtë ka një kusht të luftohet korrupsioni dhe të respektohet ligji. Nuk duhet që t’i lëmë të rinjtë të largohen. Në vizionin tim djem dhe vajza të reja do të gjejnë perspektivën në Kosovë. Do ta forcojmë sistemin tonë arsimor dhe do ta avancojmë sistemin shëndetësor”.

“Detyrat tona të brendshme janë misioni ynë kryesor në Dekadën e Re. Në Dekadën e Re duhet të punojmë me mençuri në diplomacinë e jashtme. Do t’i forcojmë raportet me SHBA. Do të punojmë për përshpejtimin për anëtarësim në BE dhe OKB”, ka theksuar ai ndër të tjera.

Komento: