Veseli e Haradinaj takojnë ambasadorin amerikan- a do të hiqet taksa

11:26 | 22 Janar 2019

Taksa ndaj Serbisë sot mund të hiqet, nëse do të merren parasysh këresat sot ambasadorit amerikan, Philip Kosnett.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj e takojnë sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Takimi do të mbahet në orën 12:00, në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, raporton Gazeta Express.

T7 ka raportuar dje se takimi i sotëm po mbahet me ftesë të kryetarit të Kuvendit për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

SHBA ka intensifikuar presionin ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjën e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj ka marrë ftesë që gjatë këtyre javëve të merr pjesë në organizimin e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai ditë më parë tha se me gjasë nuk do të mund të shkojë për shkak ‘të klimës së krijuar nga vendosja e taksës’.

Shefi i ekzekutivit deri më tani nuk ka pranuar ta pezullojë taksën prej 100 për qind, ndërsa janë shpeshtuar thirrjet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Komento: