Veseli e Lushtaku harrojnë përplasjet, shfaqen duke hangër e pi se bashku

22:00 | 02 August 2019

Afrimi i zgjedhjeve i ka ulur tensinet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ish-kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku janë parë sot së bashku në një drekë.

Kohëve të fundit, këto dy fytyra të profilit të lartë në parti, kanë shkëmbyer akuza të rënda ndaj njëri tjetrit.

Gjithçka kishte filluar kur Veseli kishte ardhur me një vendim që të gjithë antarët e partisë që kanë aktakuza nuk mund të mbajnë pozita udhëheqëse më në institucione.

Kjo kishte shkaktuar reagime të shumta nga jashtë, si dhe brenda partisë. Lushtaku kishte reaguar me një shkrim në Facebook duke akuzuar udhëheqësinë e partisë.

Ai kishte cekur se janë pesë apo gjashtë individë brenda partisë që janë duke e shkatërruar subjektin nga brenda.

Por duket që të dy, për momentin, i kanë lënë pas këto mosmarrëveshje dhe tani janë parë të ulur afër njëri tjetrit. Në këtë takim është parë edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ndryshe Veseli ka thirrur një mbledhje të Kuvendit të hënën ku pritet që të shpërbëhet legjislativi dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Komento: