Ende pa përfunduar numërimi i plotë i votave, PDK e ka pranuar humbjen.
Kryetari i PDK-së, në një konferëncë për media Kadri Veseli ka thënë se e pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe PDK do të kalojë në opozitë.
“Ne kemi punuar për t’i fituar zgjedhjet, e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve.
PDK do të kalojë në opozitë”, ka thënë Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media. /ORAinfo/