Veseli e sheh si rival Ahmetin, do të bëj fushatë kundër tij

19:14 | 24 July 2019

Duket se Kadri Veseli po e sheh si rival Shpend Ahmetin.

Është e qartë tashmë që partitë politike kanë filluar fushatën e tyre për zgjedhjet e parakohshme. PDK’ja e Kadri Veselit duket se në këto zgjedhje e sheh si rivale partinë e vogël të Shpend Ahmetit, të cilën Albin Kurti e quan edhe ‘partiçkë’.

Të rinjtë e kësaj partie nesër do të organizojnë një aksion simbolik, për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth infrastrukturës rrugore në kryeqytet.

Ky aktivitet i tyre do të emërohet “3 zall, 1 Cement”, dhe do të mbahet në rrugën ‘Agim Ramadani’, prapa Teatrit Kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur nga zyra për media e partisë së Kadri Veselit.

“Rinia Demokratike e Degës së PDK-së në Prishtinë, nesër (25 korrik 2019), në ora 12:00, zhvillon një aktivitet simbolik rreth pakënaqësisë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit.Aktiviteti “3 Zall, 1 Cement”, zhvillohet në rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit kombëtar.

Zgjedhjet e reja të parakohshme vijnë si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Kreu në largim i Qeverisë ka përfunduar sot intervistimin në Hagë, dhe me shumë gjasë në Prishtinë do të arrijë nesër.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet tjera, pasi partitë politike tashmë po kalkulojnë për koalicionet e mundshme parazgjedhore e po vendosin vijat e kuqe për njëra tjetrën.

Në sondazhet e fundit, partia e Veselit ka shënuar rënie të dukshme dhe renditet pas LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Komento: