Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur edhe njëherë rreth Gjykatës Speciale.
Në intervistën për “Blic Intervieë me Astrit Gashin” ai thotë se kjo gjykatë ‘është çmimi i lirisë’ sepse thotë se në qoftë se nuk do ta mendonte që i pari do të binte në altarin e lirisë, kurrë nuk do të ishte futur në luftë.
Veseli ka shtuar se është Serbia ajo e cila ‘i ka manipuluar partnerët e Kosovës’ për të cilën thotë se e ka shfrytëzuar ‘dehjen e Kosovës për liri’ dhe me këtë rast e ka njollosur se Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kinse kjo e fundit, ka bërë trafikim të organeve.
”Është çmimi i lirisë. Në qoftë se nuk do ta mendoja që i pari do të bija në altarin e lirisë, kurrë nuk isha futur në luftë”.
”Thash, edhe në aktivitetin tim kur kam qenë në saje të sakrificës, çdo herë jam munduar të eci i pari që të mos e qes askënd para meje që të ballafaqohet me sfidën e rrezikut jetësorë. Kjo është e njëjtë, sepse as nuk do ta kisha menduar se i pari mund të jem i ballafaquar.
Kurrë s’e kisha votuar atë ditë Gjykatën Speciale”, ka thënë Veseli.
”Jo se ka qenë e drejtë, për vet faktin se kemi me qindra e mijëra njerëz ende të pagjetur. Kemi maskara. Por duhet të pranojmë një fakt.
Serbia në dehjen tonë për liri na ka gjet në një moment na ka godit shumë rëndë duke bartur akuza. Nuk është Serbia, në kuptimin se shqetësohem për Serbinë, shqetësohem për partnerët tanë se i ka manipuluar, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikim të organeve”, ka thënë Veseli.