Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Flora Borvina ka bërë gabim që megjithatë nuk do ta ndalë përpjekjen për krijimin e Tribunalit për kri met serbe në Kosovë.
“Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them këtë, sepse e njoh Floren, veprimtarinë e saj, humanizmin e saj, ashtu siç e njeh gjithë Kosova.
Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atë veprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë. Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim. Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale. Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirëkualifikuar, që i trajtojnë faktet e kri meve në mënyrë rigoroze e të verifikuara. Sot dua ta përçoj edhe një mesazh, për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Kjo iniciativë nuk do të ndalet. As që mund ta ndalë askush”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.