Veseli ‘godet’ shefin e NATO-s: Duhet të shqetësohet për bazat ruse në Serbi, e jo për ushtrinë e Kosovës

23:16 | 11 Dhjetor 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin planet për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai i është përgjigjur shefit të NATO’s, Jens Stoltenberg, i cili ka vlerësuar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk po bëhet në kohën e duhur.

“Ushtria jonë është ushtri e partneritetit, jo ushtri që cënon fqinjët. Stoltenberg më tepër do të duhet të shqetësohet me bazat ruse në Serbi në Nish, se sa me forcën e partneritetit të NATO-s, e cila është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s”, ka thënë Veseli për Zërin e Amerikës.

Komento: