Veseli i bën thirrje BE-së: Presim qasje të siqnertë nga ana juaj

14:13 | 16 Dhjetor 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dërguar një porosi për Bashkimin Evropian, pas vendimeve qe shteti i Kosovës ka marrë kohevr të fundit. Në një postim në Tëitter, ai ka thënë se presin një qasje të siqnertë nga ana e BE-së.

“Pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe permbushjes së të gjitha kritereve për liberëlizimin e vizave, më shumë se cdo vend tjetër jo anëtar, ne presim një bashkpëunim më të afert dhe të sinqeryë nga ana e BE-së”, ka shkruar Veseli. Në këtë postim, ndërkaq, ai ka vlerësuar mbeshtetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari gjithashtu ka theksuar se miratimi i rezolutes për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës per marrëveshje dhe gatishmerinë për vendime të medha.

Komento: