Gjatë ditës së sotme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet.
Ndaj kësaj thirrje ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai i është përgjigjur letrës së lëshuar sot nga shtetet e QUINT-it, duke thënë se mirëpret ndihmën e shteteve Perëndimore për dialogun, mirëpo ka kërkuar nga BE-ja që të parandalojë tentimet serbe për destruktivitet në Kosovë.
Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka pranuar se Kosova ka arritur pavarësinë e saj duke pasur në krah një aleancë të fortë me Perëndimin.
Me poshtë e gjeni të plotë deklaratën e Veselit:
Kosova arriti pavarësinë e saj duke pasur në krah një aleancë të fortë me Perëndimin. Një nga temat mbi të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në këto zgjedhje është nëse Kosova dëshiron t’i vazhdojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë ndërkombëtarë, apo t’i trajtojë ata si armiq dhe të përpiqet që të mbijetojë e vetme.
Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa partnerët tanë strategjikë. Prandaj, mirëpresim përpjekjet e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për zhvillimin e Dialogut.
Megjithatë, ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në Veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kri minelët dhe përdhun uesit serbë për kri met e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë.