Kadri Veseli ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i ka dërguar mesazhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, në luftën që ai thotë se i ka shpallur korrupsionit, tash kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa ka kritikuar Vetëvendosjen për të cilën tha se ka gjuajtur me gurë gjykatat.
Ai nuk e la pa folur edhe për kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai do të luftojë korrupsionin e këtë do ta fiton së bashku 100 për qind.
Ai tutje, ka shkruar se korrupsioni nuk luftohet nga ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.
“Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim”, tha ai.
Haradinaj thënë se në këtë luftë duhet të jemi të sinqetë 100 për qind.
“100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka thënë ai.