Veseli i thotë Konjufcës se i ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Veseli i thotë Konjufcës se i ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit

12:19 | 15 Prill 2019

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ‘ngacmuar’ deputetin e VV-së, Glauk Konjufca duke i thënë sei ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit.

Projektligji për miniera dhe minerale ka përplasur Vetëvendosjen dhe PDK-në, raporton Gazeta Express.

Me propozim të PDK-së, projektligji nuk kaloi pasi që mori vetëm 39 vota, duke mos u votuar kështu nga shumica e opozitës.

Për këtë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi reagoi duke thënë se ishin vetë opozitë që kërkoi këtë projektligj, mirëpo nuk e votuan.

“Kjo opozitë është e dështuar sepse vet e kërkuan dhe nuk e votuan, madje pikërisht Glauku kërkoj me votu që me marrë pjesë në votim, e nëse edhe për këtë nuk janë në gjendje me majtë fjalën 2 minuta, unë nuk e di çka mujna me bo diçka bashkarisht në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i replikoi duke thënë se ai kishte votuar, por jo edhe nga partia e tij.

“Unë votova, por problem është që grupi parlamentar s’po ngon, kjo është punë autoriteti sepse opozita s’po ngon, çka kam faj une?”, tha Konjufca.

Pas reagimit të Konjufcës foli edhe i pari i Kuvendit. Kadri Veseli që i tha Konjufcës se kohëve të fundit i ka lëvizur autoriteti.

“Glauk, të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit”, tha Veseli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!