Veseli iu drejtohet ndërmarrësve: Ua japim tokat e shtetit me qiradhënie

17:46 | 22 September 2019

Kadri Veseli, ka dhënë një lajm të mirë.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen e tij, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japin me 1 euro metrin katror.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se qiradhënia do të jetë afatgjate për 99 vite.

Postimi i plotë:

U bëj thirrje të gjithë ndërmarrësve: mos blini toka. Kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen time, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vite.

Komento: