
PDK, po kërkon një qasje serioze nga partitë që do ta udhëheqin vendin.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe nuk do të ndalen së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres.
Veseli 3 orë pas mbylljes së kutive të votimit kishte dalë në konferencë dhe kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke konfirmuar qëndrimin në opozitë.
Tani nëpërmjet një postimi në Facebook ai është shprehur se PDK do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës në opozitë, dhe ka kërkuar qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit.
Postimi i Veselit në Facebook:
Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres.