Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falenderuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e tyre në forcimin e shtetit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se letra paraqet edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Postimi i plotë i Veselit:
Letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.
Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ftoj edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojmë Kosovën.
Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Vesesli.