Veseli, deputetëve: Merruni vesh si të doni, tribunali do të kalojë

10:56 | 30 May 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që edhe ka propozuar nismën për themelimin e një tribunali për gjenocidin serb në Kosovë, tha para deputetëve që kjo çështje duhet të kalojë, dhe s’ka rendesi se kush i merr meritat.

Bile ai tha se nëse deputetët duan, le ta heqin emrin e tij nga nisma, por tribunali duhet të votohet.

“Në rend të parë, krejt çfarë bëjmë këtu e bëjmë për hirë të një interesi që është qytetar. Për dy dekada askush nuk e ka marrë asnjë iniciativë. Nuk e kanë ndërmarrë as në këtë Kuvend e as në institucione tjera për çështjen e gjenocidit serb. Çdo vit kemi vajtu, kemi fol por hapa konkret nuk janë ndërmarrë. Pse u desht pikërisht kur u hap një iniciativë me pasë gjithë këtë fushatë kaq të rëndë. Pse u deshën gjithë këto insinuata, intriga, në këtë proces. Në këtë Kuvend është folur, janë marrë iniciativa, janë ndërmarrë hapa që nuk i kanë takuar kurrë këtij Kuvendi e nuk është bërë kaq shumë zhurmë. Kjo iniciativë nuk ka të bëjë as me mua e as me ty. Ka të bëjë me fëmijët tuaj e të mi që mos me ju ndodhë ajo që na ka ndodhur para 20 viteve. Ju merreni si të doni, unë nuk e kam ndërmend me mar flamur në këtë punë. Le te merr kushdo. Por ajo që duhet të ndodhë dhe do të shkojmë deri në fund, iniciativa do të shkojë dhe do të kalojë”, tha Veseli.

Ai tha se do ta vejë në votim edhe rezolutën e propozuar nga LDK për këtë çështje, por e rëndësishme është që Tribunalit ë votohet nga deputetët.

“Edhe këtë rezolutë do ta vejë në votim. Mereni rrotullojeni si të doni, zhdukeni çdo emër që ka qenë deri tash. Por iniciativa do të shkojë deri në fund dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe nuk do të mund të manipulojë askush me qytetarët e me ndjenjat tona”, tha Veseli

Komento: