Veseli: Kosova ka ngecur që kur Qeveria nuk udhëhiqet nga PDK

21:13 | 22 September 2019

Kadri Veseli po vazhdon vizitën e tij në shumë vende të Kosovës.

Lideri i PDK-së, ka vizituar sot edhe fshatrat Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegrës të Komunës së Gjilanit

Veseli ka thënë se Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheq Partia Demokratike e Kosovës, prandaj më nuk kemi kohë për të humbur.

“Ngado që po takoj qytetarë, të gjithë Partinë Demokratike të Kosovës e kanë shpresë për një të ardhme më të mirë. Edhe banorët e fshatrave Dobërçan, Përlepnicë dhe Zhegër të Gjilanit e mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kosova ka ngecur prej kur Qeverinë nuk e udhëheqim ne. Prandaj, nuk kemi më kohë për të humbur. Vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet, e dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet të marrë vendi ynë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Komento: