Veseli: Ky është interesi im – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Veseli: Ky është interesi im

16:22 | 30 Janar 2019

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur në lidhje me takimin që po mbahet aktualisht në mës të partnerëve të koalicionit qeverisës, pra AAK , Nisma e PDK.

Veseli po ashtu ka thënë se Kosova dhe Amerika kanë interesa të përbashkëta.

“Interesi i shtetit tim dhe i amerikanëve është një dhe kjo është ajo që dua ta barti me ju dhe na jemi bashkë. Ku është Amerika është edhe Kosova, ku është Kosova është edhe Amerika. Ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.

Këto komente Veseli i bëri pasi ambasada e Amerikës ka kërkuar që të hiqet taksa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Komento: