Veseli: Luftën kundër korrupsionit do e fitojme me SHBA-të sikurse fituam luftën kundër Serbisë

22:50 | 13 September 2019

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sonte nga aktivistë të shumtë në Mitrovicë.

Gjatë takimeve, Veseli ka shpalosur planin e tij kundër korrupsionit i cili do të nisë të jetësohet në 100 ditëshin e parë të qeverisjes.

“Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Me aktivistë të shumtë të PDK-së në Mitrovicë diskutova për Planin Kundër Korrupsionit. Një prej nismave kryesore do të jetë Byroja Anti Korrupsion, që do të ndërtohet bazuar në modele të vendeve të tjera me struktura të veçanta kundër korrupsionit, të cilat kanë korrur shumë suksese.

Brenda 100 ditëve të para si kryeministër do t’i nisi hapat për t’i hartuar ligjet e nevojshme për krijimin e saj. I gjithë procesi do të jetë i mbështetur dhe i monitoruar nga partnerët amerikanë dhe të tjerët, për të siguruar maksimumin e autonomisë dhe efikasitetit.

Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Komento: