Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, kanë marrë pjesë në shfaqjen dramatike “Skenderbeu ose dashuria dhe liria” të autorit anglez Thomas Whincop, e cila u shfaq në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
“Sonte, bashkë me Violeten ishim në Teatrin Kombëtar për të parë shfaqjen dramatike “Skenderbeu ose dashuria dhe liria” të autorit anglez Thomas Whincop.
Kjo është një ndër qindra veprat artistike që arti botëror ia ka dedikuar heroit tonë kombëtar.
Fakt ky që flet më së miri për dimensionin universal të luftës së tij për liri”, ka shkruar Veseli.