Pas dorëheqjes së kryeministrit, kreu i Kuvendit mban konferencë për media.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do ta mbajë konferencë për media pas kthimit nga SHBA-të.
Deklarimi i tij para mediave vjen pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.
“Sot, më 20.7.2019, në ora 18:30, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media në seli të PDK-së”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Veseli në këtë konferencë pritet të flasë për hapat e mëtutjeshëm pas zhvillimeve të fundit politike.