Veseli: Me mua kryeministër, bujqësia dhe industria ushqimore do mbështeten edhe më shumë

18:49 | 19 September 2019

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar edhe kompaninë Frutex në Suharekë.

Ai ka thënë se njerëzit e vyeshëm që punojnë tokën, krah mbështetjeje kanë gjetur vetëm me PDK-në në qeverisje, por, me të kryeministër, kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe dhe jo vetëm duke stimuluar rritjen e prodhimtarisë, por duke investuar edhe më shumë në industrinë ushqimore.

“Prej frutave të ëmbla të Kosovës bëhen edhe lëngjet e shijshme të “Frutex”-it, të cilat sot i shijova të sapodala nga prodhimi.

Kjo kompani moderne, që prodhon pije me cilësi të lartë, me vlera ushqyese dhe me çmime konkurruese, ka rritur prodhimin edhe falë rritjes së prodhimtarisë bujqësore, ku ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë.

Bujku, pemëtari, vreshtari, njerëzit e vyeshëm që punojnë tokën, krah mbështetjeje kanë gjetur vetëm me PDK-në në qeverisje. Por, me mua kryeministër, kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe dhe jo vetëm duke stimuluar rritjen e prodhimtarisë, por duke investuar edhe më shumë në industrinë ushqimore.

Edhe marrëdhëniet ndërmjet shitësve dhe blerësve do t’i rregullojmë me Ligjin për Tregti të Brendshme dhe do të punojmë shumë që produktet vendore të kenë promovim më të madh në treg dhe trajtim shumë më dinjitoz”, ka shkruar Veseli.

Komento: