Veseli merr përgjigje negative nga LDK dhe Vetëvendosje

10:04 | 22 December 2018

Kadri Veseli nuk do të mund t’i sjell në tavolinë LDK-në dhe Vetëvendosjen për të biseduar rreth dialogut me Serbinë.

Përfundimisht dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje, nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për të diskutuar rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Veseli pos këtyre dy subjekteve tashmë ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe ekipin negociator që të mërkurën e javës që vjen të ulen bashkërisht dhe të bisedojnë rreth procesit të negociatave me Serbinë.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për të diskutuar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Veseli pos këtyre dy subjekteve tashmë ka ftuar edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ekipin negociator që të mërkurën e javës që vjen të ulen bashkërisht dhe të bisedojnë rreth procesit të negociatave me Serbinë, shkruan Zeri.

Por përfaqësuesit e LDK-së konsiderojnë se ftesa e kryekuvendarit Kadri Veseli është vetëm një përpjekje për ta fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën. Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se përfaqësuesit e këtij subjekti nuk kanë marrë pjesë as më parë në tryeza të tilla, të cilat organizohen vetëm për ta legjitimuar Thaçin në dialogun me Serbinë.

Pavarësisht këtyre, kryeparlamentari Veseli është shprehur optimist se në kohën kur Kosova po përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.

Komento: