Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin te ish-Tjegullorja në Prishtinë, vendi ku ai propozoni që të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë.
Teksa ka folur për vendimet që do të marrin të enjten për të nisur hapat për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, Veseli ka thënë se Muzeu në Kosovë do të ketë ngjashmëri me Muzeun e Holokaustit, Yad Vashem në Izrael.
“Muzeu nuk do të jetë thjesht një ekspozitë por edhe një institucion
shumëdimensional që do të mbështetet në pesë fusha veprimtarie: 1. Një është përkujtimi i viktimave të krimeve të bëra. 2. Së dyti do të shërbejë si qendër dokumentimi dhe arkivimi të evidencave dhe fakteve të luftës, se treti do të shërbejë si qendër ndërkombëtare hulumtimi për studiuesit e fushës, së katërti do të ketë rol edukativ për brezat e ardhshëm të memories kolektive së pesti do të ketë një rol proaktiv në gjetjen dhe përgatitjen e akuzave për kriminelët e luftës. Do të huazojmë nga përvojat më të mira ndërkombëtare të muzeve të gjenocidit sikurse janë Yad Vashem apo Simon Wiesenthal Center”, ka thënë ai.