Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar pasditën e së dielës në fshatin Abri të Drenasit.
Veseli, tha se sa herë që vjen 7 prilli gjen rastin të kthehet në familjen Demaku të Abrisë.
“ Në konakun e bacës Haxhi e gjej po atë mikpritje që gjeta në ditët e vështira të pranverës 1999”.
“ Me 7 prill të atij viti kur mijëra ushtarë serb mësyn Drenicën, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në vijat e frontit. Atë ditë ra dëshmor Xhevati, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Të lodhur dhe të thyer nga dhimbja për humbjen e tyre, nuk dinim si t’ia jepnim lajmin e rëndë bacës Haxhi”.
“ Kur të gjithë prisnim shpërthimin e vajit në familje, ndodhi ajo që ka ndodhë mijëra herë në familjet shqiptare: në vend të vajit, qëndresa për të mposhtur dhimbjen dhe për të vazhduar deri në fund rrugën e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.