Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me qeverinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me qeverinë

20:28 | 21 Shtator 2019

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Ai, pas takimit me qytetarë të Kaçanikut, ka thënë se vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë.

“Edhe qytetarët e Kaçanikut po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Më shumë zhvillim, me shumë siguri, më shumë perspektivë, barazi, mirëqenie e përkujdesje. Këtë e presin qytetarët nga ne dhe vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka shkruar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!