Veseli nga xhamia më e vjetër në Ballkan, krenohet me trashëgiminë kulturore të Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Veseli nga xhamia më e vjetër në Ballkan, krenohet me trashëgiminë kulturore të Kosovës

20:43 | 14 Gusht 2019

Kryetari i Kuvendit, njëherësh loder i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar xhaminë e fshatit Mlikë.

Në postimin e radhës në rrjetet sociale, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli poston foto nga xhamia e fshatit Mlikë në komunën e Dragashit e cila konsiderohet se është më e vjetra në Ballkan.

Duke u nisur nga ky monument i rrallë i kulturës, Veseli thekson se Kosova megjithëse është territor i vogël, është shumë e pasur me trashëgimi të natyrës dhe kulturës.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet ruajtjen, mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve kulturore.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Xhamia e Mlikës në Dragash, për të cilën studiuesit thonë se është ndërtuar në 1289, konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan. Si kryeministër i ardhshëm do e kem prioritet ruajtjen mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si ky.

Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami.

Kjo trashëgimi së bashku me mikëpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapi shumë vende pune për rininë tonë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!