Veseli nuk komenton asnjë deklaratë të Lushtakut

21:48 | 09 July 2019

Kadri Veseli, nuk jep asnjë deklaratë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ende vazhdon të heshtë karshi deklaratave të Sami Lushtakut. Edhe sot, Kadri Veseli zgjodhi heshtjen kush u pyet për njerëzit më të fortë të PDK-së.

E derisa Veseli nuk po i komenton deklaratat e partisë së tij, analistët po e shohin një luftë të pashpallur në këtë parti, raporton T7

Ka kohë që i kanë munguar paraqitjet publike.

Që kur, Sami Lushtaku ia bëri bajat idenë e tij për të larguar nga partia zyrtarë që kanë aktakuza të konfirmuara, kryetari i PDK-së iu shmang mediave.

E gjatë së martës Kryetari I Kuvendit dhe i PDK-së vendosi të dal para gazetarëve meq i duhej ta nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Norvegjisë.

Mirëpo, Kadri Veseli, u kujdes të mos e flas asnjë fjalë për zhvillimet në parti.

I pyetur nga T7 se kush janë 4 – 5 njerëzit e fuqishëm të PDK-së, që sipas Lushtakut kontrollojnë gjithçka ne ketë vend, Veseli zgjodhi heshtjen.

Meqë Veseli hesht, janë të tjerët që njohin zhvillimet politike dhe flasin për fatin e keq të kësaj partie.

Kjo situatë brenda PDK-së shihet si tregues për një “luftë” të pashpallur në këtë subjekt politik.

Kadri Veseli para disa javëve ka liruar nga detyra zyrtarët e PDK-së të cilët kanë aktakuza të konfirmuara për korrupsion dhe nepotizëm.

Komento: