Veseli paralajmërojnë: Do t’ju ngijë me SHIK

11:28 | 11 May 2019

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur edhe njëherë për SHIK-un duke paraljmëruar se do t’i ngijë SHIK.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli e ka përsëritë paralajmërimin e tij se do t’i ngijë me SHIK të gjithë por se nuk do të flasë me detaje në këtë kohë.

Këtë paralajmërim Veseli e ka bërë kur është pyetur nëse Glauk Konjufca ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, organizatë kjo e afërte me PDK’në, e cila është marrë me spiunazh, por që asnjëherë s’është bërë e ditur se mbi çfarë baze ligjore ka funksionuar dhe as nga është financuar.

“Kemi kohë dhe kemi me bisedu. Iu kam thënë edhe një herë: kam me i ngi te tanë me SHIK”, ka thënë Veseli, në një intervistë për periskopin.

Në tetor të vitit të kaluar, Veseli i kishte reaguar një deputeti të LDK’së, duke i thënë edhe atij se do të ngijë me SHIK..

Sidoqoftë, tash, Kadri Veseli ka thënë se nuk është koha të flitet për këtë temë meqë nuk po dëshiron të futet në agjendën e kundërshtarëve të tij politikë.

“Thjeshtë, për arsye se janë munduar shumë të keqpërdorin. Të paburra e të zi. Do të flasë në momentin më adekuat, më relaksues”, ka thënë ai.

Aktualisht, Veseli është Kryetar i PDK’së dhe i Parlamentit të Kosovës. Prej se ka marrë udhëheqjen e PDK’së kjo parti ka shënuar disa humbje si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Aktualisht, Partia e Veselit udhëheq vetëm me Kaçanikun, Drenasin, Ferizajn, Dragashin dhe Shtimen. Në Parlament është Partia e dytë pas LDK’së.

Prej se ka marrë udhëheqjen e PDK’së, Veseli është përballur edhe me ish-Kryetarin e PDK’së, i cili në disa raste i ka thënë se partinë e kishte marrë si parti të parë në nivel lokal e qendror ndërsa e ka degraduar në parti patericë të Ramush Haradinajt.

Komento: