Veseli paralajmëron Haradinajn e opozitën: S’na duhet as pushteti, pa miqësinë e Amerikës

20:47 | 07 March 2019

Kadri Veseli mesazh për kryeministrin Haradinajn dhe dy partitë opozitare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka lëshuar një deklaratë sot pas miratimit të platformës për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se Kosova pa partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), asnjërit nga politikanët kosovarë nuk i duhet pushteti e as karrika.

Veseli ju është drejtuar në këtë rast atyre që po i dëmtojnë marrëdhëniet me SHBAt’të, ku i vetmi që është kundër kërkesave të Departamentit të Shteti amerikan për pezullimin e taksës, është kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë mesazh ai e ka bërë edhe në drejtim të dy partive opozitare, VV dhe LDK, të cilat nuk po duan të marrin pjesë në dialogun me Serbinë

Kosova nuk mund të jetë shtet i fuqishëm pa qenë partnere me SHBA’të dhe BE’në, sipas tij askujt nuk duhet karrika dhe pushteti nëse këto dyja nuk i ka shteti i Kosovës, ka thënë Veseli.

“Thërras kolegët e opozitës që të bëhen pjesë e këtij procesi. Pjesëmarrja e tyre në procesin e ballafaqimit përfundimtar me Serbinë, i ndihmon vetëm Kosovës, nuk i ndihmon specifikisht luftës politike një partie të caktuar as për të fituar e as për të humbur. Kjo për arsye se pa Kosovën shtet sovran, pa Kosovën shtet të fuqishëm, pa Kosovën partner me SHBA-të dhe BE-në askujt, asnjërit nga nuk i duhet as pushteti e as karriga.”, tha Veseli.

Komento: