Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Tomori së shpejti do të kthehet në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka biseduar me avokatin e ish-ushtarit te UCK-së, Tomor Morinën që po mbahet në ndalim ne Maqedoni.
Veseli tha se Tomori se shpejti kthehet ne Kosove.
“Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm”, ka shkruar Veseli ne Facebook.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale në Shkup ka vendosur mos ta ekstradojë Morinën në Serbi, mirëpo megjithatë i njëjti mbetet në ndalim.