Veseli: Partitë e opozitës mu afruan për qeveri të re me mua kryeministër

17:36 | 07 Gusht 2019

Kadri Veseli ka folur për situatën në vend.

“Ka pasur oferta që të vazhdohet ky mandat deri në vitin 2021, me mandatar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht vet mua, ka pasur edhe oferta nga partitë të cilat tentojnë në opinionin publik të flasin për zgjedhje shumë të shpejta të parakohshme. Por jo, kjo nuk do të ndodhë për vet faktin se në rrethanat në të cilat është Kosova aktualisht, qytetarët e meritojnë një qeverisje e cila do t’i drejtonte në një rrugëtim të zhvillimit të perspektivës, luftës kundër korrupsionit, këto janë prioritetet më të mëdha në Kosovë, punësimi dhe lufta kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, në momentin kur Kosova është e fuqishme ekonomikisht, mund të ballafaqohet edhe me Serbinë, në këtë moment më së shumti i duhet legjitimiteti qytetar, çdoherë kur kemi dyshime në vete duhet t’i drejtohemi qytetarëve, ky ka qenë vendimi im, ndoshta dikë e ka befasuar, por besoj te qytetarët dhe duhet të shkojmë në zgjedhje, meqenëse këto zgjedhje janë edhe një lloj referendumi për rrugën në të cilën do të shkojë Kosova në katër vitet e ardhshme”, ka thnene Veseli.

Ai shtoi se ofertat kane qene nga te gjitha ato parti qe protestojne e shpallin vija te kuqe per PDK-ne.

“Ofertë konkrete nga parti politike të cilat sot flasin për vija të kuqe në zgjedhje vetëm për hir të një përfitimi në opinionin publik. Unë po flas edhe njëherë, në momentin kur ka dilema, vendosmëria më e madhe e imja ka qenë që të shkojmë në zgjedhje. Çdoherë kur e kemi pyetur popullin kemi dalur më mirë dhe në momentin kur e fiton këtë legjitimitet duhet pastaj edhe ta drejtojë vendin”, ka deklaruar ai.

Veseli ka thënë se PDK nuk do te beje me kompromis me postin e kryeministrit. Për me tepër ka deklaruar se për dy raste, njerëzve qe iu besua posti kryeministrit kane dështuar.

“Njerëzit që nuk e kanë besimin e qytetarëve, nuk e kanë as legjitimitetin, por as përgjegjësinë, në dy rastet kemi dështu dhe kjo ky është një rast unik për vet Kosovën që të ecet përpara. PDK shkon në zgjedhje me besimin tek vullneti i qytetarëve, askush nuk guxon ta cenojë vullnetin e as interesin e qytetarëve, por shkon edhe me besimin për të fituar dhe për të udhëhequr me atë legjitimitet që e japin qytetarët, në asnjë mënyrë tjetër’, është shprehur ai.

Komento: