Lideri i PDK-së mbrëmë ka qëndruar edhe në fshatrat e Vushtrrisë, ku ka takuar qytetarët të të gjitha grupmoshave.
Veseli ka thënë se vetëm PDK-ja mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.
“Kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë takuam qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë.
Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.
PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi”, ka shkruar Veseli.