Veseli: Për marrëveshjen finale me Serbinë do të pyetet edhe populli me referendum

13:00 | 15 February 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar pas dorëzimit të platformës shtetërore për fazën e finale të Dialogut Kosovë-Serbi.

Pas këtij takimi ku u dorëzua platforma për dialog, ai ka thënë se platforma synon marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell ORAinfo.

I pari i Kuvendit theksoi se kjo platformë nënkupton sovranitet dhe integritet të plotë, si dhe garanton që nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

Veseli i ka bërë thirrje partive opozitare që t’i bashkëngjitën delegacionit për dialog.

Statusi i plotë i tij:

Sot m’u dorëzua platforma shtetërore për fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi. Së shpejti do ta procedojmë për miratim në Kuvendin e Kosovës. Ky është një dokument gjithëpërfshirës, që adreson qëndrimet unike të Kosovës për këtë proces.

Ne shkojmë në Dialog për njohje reciproke dhe përshpejtim të anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE. Platforma garanton transparencë të plotë. Për marrëveshjen finale, përveç Kuvendit të Kosovës, fjalën e vet do ta thotë edhe populli me referendum.

Ftoj Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që ta mbështesin këtë platformë dhe t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, në mënyrë që bashkë ta mbyllim edhe këtë fazë të rëndësishme për shtetin e Kosovës. /ORAinfo/

Komento: