Kadri Veseli refuzon ftesën e Haradinajt, thotë se nuk shkojnë në takimet që thërret çdokush.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka lënë të kuptohet se nuk do i përgjigjet ftesës së Ramush Haradinaj, i cili kishte ftuar për një takim të gjithë partnerët e koalicionit për bisedime rreth “ngrohjes globale”.
“Ne shkojmë në zgjedhje me besimin që qytetarët meritojnë me mirë”, ka thënë Veseli në një intervistë për Klan Kosova.
“Nuk është prioritet për PDK’në takimet që i thërret kushdo. Prioritet është interesi i qytetarëve për aq sa zgjedhjet janë edhe një shans për të ardhme më të mirë”.
Veseli këto komente i bëri nga mbledhja e kryesisë së PDK’së që u mbajt në një hotel në Lapllasellë.
Ai po ashtu ka thënë se ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje, që sipas Veselit ky i dyti është dhe më i shpejt. Veseli tha se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësit e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendos shpërbërjen me dy të tretat e votave.
“Është koha e vendimmarrjes. I kisha ftuar kolegët e mi të partive të politike që të mblidhemi në Kuvend dhe të merremi vesh për datën dhe ta vetëshpërbëjmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. Kjo është më e mira për zgjedhje”, tha ai.