Veseli për zgjedhjet: Dëshmi e sovranitetit dhe besimit të madh për PDK-në

22:03 | 19 Maj 2019

Veseli thotë se zgjedhjet në veri janë dëshmi e sovranitetit dhe besimit të madh për PDK-në.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se zgjedhjet në veri dëshmuan edhe një herë sovranitetin e plotë të Kosovës.

Ai tha se u dëshmua edhe besimi i madh qytetar për Partinë Demokratike të Kosovë.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare”.

“Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”.

Komento: