Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli ka përshendetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë dhe ka vlerësuar zgjidhjen e problemit të emërtimit të Maqedonisë, tashmë Maqedonia Veriore.
“Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek dhe atë maqedonas, Greqia dhe tanimë Republika e Maqedonisë Veriore i japin fund problemit tredekadësh të emrit. Pas shumë luftërave e kontesteve, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më afër garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sesa tash”, ka shkruar Veseli.
Postimi i plotë:
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek dhe atë maqedonas, Greqia dhe tanimë Republika e Maqedonisë Veriore i japin fund problemit tredekadësh të emrit.
Pas shumë luftërave e kontesteve, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më afër garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sesa tash. Kjo marrëveshje krijon një klimë të mirë për zgjidhjen e kontesteve tjera rajonale.
Kosova duhet ta kapitalizojë këtë momentum dhe në bashkëpunim me ShBA-të dhe BE-në të arrijë një marrëveshje të përhershme me Serbinë. Vetëm kështu brezave të ardhshëm mund t’u garantojmë paqe, siguri e zhvillim.