Sot po festohet Kurban Bajrami.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën e Kurban Bajramit, ka vendosur që të qëndrojë me familje për drekë.
Ai ka thënë se kështu e kërkon tradita shqiptare.
“Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet në familje. Shumë urime nga familja Veseli”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Gjatë ditës, Veseli porositi për unitet dhe uroi të shërbejë kjo festë që të heqim mendjen e keqe për njëri-tjetrin.