Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesesli ka ripërsëritur se taksa 100% kundër Serbisë nuk do të hiqet.
Më 22 nëntor Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka votuar që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind.
Serbia po kërcënon se pa u larguar kjo taksë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me ndermjetësim të BE-së nuk do të vazhdojë. Nga ana tjetër Kosova nuk e ka ndërmend të lëvizë fjalën e saj karshi kësaj takse përkundër thirrjeve nga gjithë akterët ndërkombëtar.
Edhe kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka bërë me dije se Kosova nuk do të dëgjoj ankesat e Serbisë, por do të vazhdojë rruhen e drejtë të saj drejt NATO-s dhe BE-së.
“Nuk e kemi gajle çfarë thotë Serbia. Serbia thotë mos me qenë hiç Kosova. S’jemi duke e dëgjuar ne Serbinë dhe do të marrim vendime për shtetin tonë”, është shprehur ai duke thënë se i ftojmë partitë e opozitës që kanë mbetur të duke bërë sehir, të marrin përgjegjësi për qytetarët.
“Tarifa 100 për qind është vetëm një masë e cila është propozuar nga kryeministri është përkrahur nga unë. Unë do ta përkrahi për faktin se kryeministri më ka bindur se e ka një plan t’i qëndroj taksës dhe kjo është”, thotë mes tjerash ai.