Kadri Veseli nuk ka udhëtuar për në Hagë.
Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka konfirmuar se tashmë ka udhëtuar në Lubjanë, por thotë se ai nuk do të vazhdojë për në Hagë, duke mohuar se është ftuar për intervistim nga Tribunali Special.
Veseli thotë se ka shkuar në kryeqytetin slloven për çështje të doktoraturës.
Kryeparlamentari Veseli, duke treguar se sa krenar është për UCK’në, ka thënë se do të tregonte po të ftohej nga Specialja.
“Me cfarë morali do të nisesha diku nëse nuk do ta bëjë njoftimin publik. Kush në botë nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzoj, të më mbaj dhe të më përkrah”, ka thënë Veseli.
“Ata që janë shqetësu i dua shumë, ata që gëzu i dua shumë”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.
Ndryshe, Gazeta Express ka mësuar nga burime të sigurta brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar se Veseli përmes Lubjanës do të udhëtojë në Hagë, ku e presin për intervistim.