Kryeparlamentari, Kadri Veseli do të qëndrojë në Uashington gjatë ditës së sotme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qëndrojë sot në Uashington.
Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.
Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qëndruar në Ioëa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Ioëa-s nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.
Ai ka qëndruar edhe në Neë York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.
Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind.