Janë diskutuar një mori çshtjesh në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Kadri Veseli ka bërë të ditur se në të janë trajtuar një sërë çështjesh të cilat kanë të bëjnë me zhvillimet në Parlament.
Veseli po ashtu ka komentuar edhe çështjen e listave të manipuluara të veteranëve për të cilën u zotua se nuk do të lejojë të keqpërdoret statuti i luftëtarit të UÇK-së.
”Kemi trajtuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me punën e Kuvendin. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e kombit tonë, statusi i luftëtarit është i shenjtë. Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së”.
”Ndihuni krenarë më luftën tuaj që keni bërë për vendin tuaj, askush s’do ta mohojë të drejtën tuaj. UÇK është e shenjtë, statusi i luftëtarit po ashtu dhe shteti i Kosovës dhe unë në cilën do pozitë të jem nuk do të lejojë që luftëtari të jetë lëmoshë apo të keqpërdoret emri i dikujt apo i imi”.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kadri Veseli foli po ashtu edhe për çështjen e dialogut si dhe ngecjen në liberalizimin e vizave, për të cilën tha se miqtë europianë duhet të tregohen më korrekt ndaj kosovarëve, njofton Klan Kosova.
”Kosova ka prioritete që ka të jashtëzakonshme në qeverisjen më të mirë në luftën kundër korrupsionit. Kjo është perspektiva jonë, ne do jemi çdo herë për dialog dhe do të jemi për paqe dhe fqinjësi të mirë”.
”Ne duhet të bëjmë më tepër në luftën kundër korrupsionit. Sa i përket cështjes së liberalizimit të vizave nuk është çështje e Kosovës. Është problem që ka të bëjë me Bashkimin Europian. Nuk dua ta ekzagjërojë këtë çështje sesa kam folur deri më tani, por miqtë tanë europianë duhet të jenë më korrekt me vetveten e tyre sepse nuk mund të jenë ata më të privilegjuar më shumë se sa ne”.
Kadri Veseli në konferencën për media, ka refuzuar të flas për zhvillimet apo raportet brenda koalicionit qeverisës, pasi është larguar në heshtje.