Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka mbajtur sot një takim me Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.
Ky takim ishte shenjë mirënjohje për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve. Veseli këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi ne rrjetin e tij social “ Facebook”.
Ai ka shkruar se pati kënaqësinë të pres në takim Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, dhe se ndjehet mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet.
Bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta, sidomos në krijimin e lehtësira në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat.
Statusi i plotë i Veselit:
Pata kënaqësinë të pres në takim, Kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët shprehën mirënjohjen për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve. Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet. Bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta, sidomos në krijimin e lehtësira në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat./Shkruan ORAInfo.