Veseli takohet me komandantin e KFOR-it, ja për çfarë flasin

20:01 | 01 June 2019

Kadri Veseli, ka pasur sot një takim të rëndësishëm.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Veseli në këtë takim e ka falënderuar D’Addarion për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte po ashtu edhe aktualiteti politik, me theks të veçantë situata e sigurisë në vend.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka shkruajtur se KFOR-i është partneri më i besueshëm i Kosovës, dhe si i tillë do të vazhdojë koordinimi për të gjitha veprimet në fushën e sigurisë.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Sot patëm një takim shumë të këndshëm me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. E falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë. Biseduam të gjitha temat nga aktualiteti jonë politik, me theks të veçantë ato që lidhen me sigurinë dhe rendin.

KFOR-i është partneri jonë më i besueshëm në këtë drejtim, prandaj u zotuam se bashkarisht do të koordinohemi në të gjitha veprimet tona që kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Komento: