Veseli takon homologen e tij bullgare

13:01 | 11 June 2019

Kadri Veseli po qëndron këto ditë në Bullgari.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Bullgari sot ka takuar homologen e tij Tsvea Karayancheva.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe parlamenteve, dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.

Në këtë takim, Veseli ka thënë se Kosova dhe Bullgaria duhet të intensifikojnë marrëdhënie midis tyre, tash kur edhe shënohet 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Bullgaria është njëra ndër shtetet që e ka ndihmuar shumë Kosovën në të gjitha proceset, nga viti 1999. Është ndër vendet e para që e ka njohur shtetin tonë më 2008. Tani, brenda BE-së është zë i promovimit të Kosovës”, theksoi Veseli

Kryetari i Kuvendit shtoi se mbështetja e Sofjes zyrtare për Kosovën vazhdon të mbetet e rëndësishme, si në bartjen e përvojës së saj legjislative, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë dhe aspiratat euro-atlantike.

Komento: