Veseli takon shqiptarët në veri, këkon me shumë investime në këtë anë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Veseli takon shqiptarët në veri, këkon me shumë investime në këtë anë

18:09 | 21 Maj 2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka qëndruar edhe sot në veri të Mitrovicës, ku ka takuar banorët e kësaj ane.

Ai ka falënderuar banorët e komunave veriore për besimin e dhënë për PDK-në, e cila në zgjedhjet lokale në këto katër komuna doli partia më e votuar shqiptare.

Por, ai theksoi se zgjedhjet kanë pak rëndësi, sa ka rëndësi angazhimi për përmirësimin e jetës së këtyre banorëve.

Veseli tha se do të trajtohen me prioritet këto katër komuna.

“Në veri të Mitrovicës për të takuar e falënderuar bashkëqytetarët për besimin e dhënë. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është më e rendësishme: të rrisim investimet në këtë pjesë, në rindërtimin e shtëpive, në përmirësimin e infrastrukturës, në shëndetësi, por me prioritet të veçantë në investime që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komuna, veçanërisht të shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Komento: